Recep Şakar
02 Korrik 2019•Përditësim: 03 Korrik 2019
Veterani i famshëm australian i notit, Peter Shultz, është lënduar rëndë në një sulm të peshkaqenit në Manly Beach të shtetit Uellsi i Ri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dy vjet pasi mahniti publikun duke notuar kanalin La Manche për 12 orë, Shultz (54 vjeç), përjetoi dramë të vërtetë në një plazh jo shumë larg Sydney-it.
Peshkaqeni i tmerrshëm e sulmoi Shultz-in derisa notonte me miqtë, ndërsa mbijetoi vetëm falë aftësive të mira fizike dhe notit.
Shultz arriti të largohet nga peshkaqeni dhe të dalë në shkëmb, prej ku është transferuar në spital.
Ai pësoi lëndime në shpinë, bel dhe këmbën e majtë, por është jashtë rrezikut për jetë.