Recep Şakar
22 Maj 2017•Përditësim: 23 Maj 2017
MELBURN (AA) – Si pasojë e një përplasjeje mes një tramvaji dhe kamioni në Melburn të Australisë, janë lënduar 29 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Deri te aksidenti erdhi në ora tetë sipas kohës lokale edhe atë në afërsi të kopshtit zoologjik në Melburn.
Tramvaji nga goditja e fuqishme doli nga shinat ndërsa është dëmtuar edhe kamioni.
Një pjesë e të lënduarve janë shtrirë në spital, ndërsa disa të tjerëve u është ofruar ndihma mjekësore në vendngjarje. Pas aksidentit, rajoni është mbyllur për trafik ndërsa hetimi është në rrjedhë.