Ayşe Aktaş
02 Dhjetor 2015•Përditësim: 03 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) - Byroja Australiane e Meteorologjisë pretendon se Kina është përgjegjëse për sulmet kibernetike të kryera javën e kaluar ndaj sistemit të saj kompjuterik, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas institucionit mediatik australian ABC theksohet se ka prova që Kina qëndron pas sulmeve kibernetike të ndërmarra javën e kaluar ndaj rrjetit kompjuterik të Byrosë Australiane të Meteorologjisë e cila posedon një prej super kompjuterëve më të mëdhenj në vend.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Politikave Strategjike të Australisë (ASPI) Peter Jennings, tha se ka prova që pas sulmeve kibernetike qëndrojnë piratët e kompjuterëve (hakerët) kinezë.