Riyaz ul Khaliq
11 Nëntor 2019•Përditësim: 12 Nëntor 2019
Qeveria e Australisë ka kërkuar nga ushtria e saj të përdor të gjitha burimet e mundshme për të luftuar zjarret “katastrofike”, pasi u shpall gjendje e jashtëzakonshme në Uellsin e Ri Jugor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministrja e Mbrojtjes, Linda Reynolds, kërkoi nga udhëheqësi i Forcës Mbrojtëse të Australisë që të drejtojë komandën e bazës lokale që “të përdorin të gjitha burimet e mundshme në përpjekje për të luftuar zjarrin”.
Të paktën dy persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plasgosën, ndërkohë shtatë persona mbeten të zhdukur në zjarret që përfshiu Australinë veriore.
Sot herët, kryeministrja e Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian, shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shtatë ditët e ardhshme.
Sipas meteorologëve të shtetit, erërat e forta dhe moti i nxehtë shkaktuan zjarre në Uellsin e Ri Jugor.
Mbi 1 mijë zjarrfikës dhe 70 helikopterë po luftojnë me flakët.
Mediat lokale raportuan se zjarret detyruan që autoritetet të urdhërojnë mbylljen e rreth 350 shkollave dhe kampeve të lidhura me shkollat në Sidnei, rajonin Hunter, Malet e Kaltër dhe bregdetin jugor, si pasojë e parashikimit të kushteteve “katastrofike” të zjarrit.
Shërbimi i Zjarrit Rural të Uellsit të Ri Jugor paralajmëroi se “rreziku është i vërtetë” dhe se thëngjilli mund të fluturojë deri në 30 kilometra nga fronti i zjarrit.
Kryetarja e qytetit Glen Innes në Uellsin e Ri Jugor, Carol Sparks, tha se një shkollë është shkatërruar, shtëpi të shumta janë djegur dhe se disa persona kanë humbur jetën.
Ajo shtoi se banorët u luftuan për të shpëtuar shtëpitë e tyre, por më pas lëshuan ato “sepse makinat e tyre shpërthyen nga zjarret”.