Ekip
31 Janar 2020•Përditësim: 31 Janar 2020
Së paku 21 civilë janë vrarë në Republikën Demokratike të Kongos në një seri sulmesh nga rebelët e dyshuar ugandan të Forcave Demokratike Aleate (ADF), bëri të ditur një grupi i shoqërisë civile lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmet e fundit të djeshme shënjestruan qytetet Mantumbi, Mamove, Mulolya dhe Aveli të vendosura në perëndim të qytetit Oicha në territorin Beni në provincën Kivu Veriore.
"Sulmuesit sulmuan qendrën Mamove rreth orës 3 të mëngjesit sipas kohës lokale. Ata vranë gjashtë njerëz, duke përfshirë tre gra, dy burra dhe një fëmijë", njoftoi faqja lokale e lajmeve Actualite.cd, duke cituar Kinos Katuho, përfaqësuesin e shoqërisë civile të Mamove.
"Sulmuesit gjithashtu vunë zjarr disa motoçikleta në Mamove," shtoi Katuho.
Në Mantumbi, 11 njerëz u qëlluan për vdekje, thuhet më tej.
Ndërkohë, sipas grupit të shoqërisë civile, kufomat e dy grave shtatzëna që ishin rrëmbyer të mërkurën u gjetën në lindje të qytetit Eringeti.
Së paku 36 persona të mërkurën u vranë në një sulm të dyshuar rebelë në rajonin lindor Beni të Kongos lindore, duke sjellë numrin e vdekjeve në gati 60 në këtë zonë brenda dy ditësh.