17 Nëntor 2015•Përditësim: 17 Nëntor 2015
SARAJEVË (AA) – Unioni i Transmetuesve Europianë (EBU) ka bërë të ditur se Australia është ftuar për të marrë pjesë në garën e këngës Eurovision i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Stockholm të Suedisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Jon Ola Sand, mbikëqyrësi ekzekutiv i 'Eurosong'-ut nëpërmjet një komunikate ka theksuar se ky festival muzikor ka potencial të zhvillohet në një ngjarje globale dhe se ftesa Australisë paraqet një hap të ngazëllyer në këtë drejtim.
Australia ka garuar në edicionin e 60-të jubilar të 'Eurosong'-ut maj të këtij viti në Vjenë, për të zbukuruar atmosferën festive të tërë ngjarjes për shkak të traditës së gjatë të emetimit të shout evropian muzikor.
Vitin e ardhshëm transmetuesi publik australian SBS nuk do të ketë vendin garantues në natën finale të 'Eurosong'-ut, siç ishte rasti në Vjenë. Kësaj radhe Australia pjesëmarrjen e saj në finale do të duhet ta sigurojë në gjysmëfinalen.