Riyaz Khaliq
29 Korrik 2020•Përditësim: 30 Korrik 2020
Australia ka shënuar rënien e saj më të madhe në Indeksin e Çmimeve të Konsumatorit (IÇK) në 72 vitet e fundit, bëri të ditur sot Zyra australiane e statistikave (ABS), transmeton Anadolu Agency (AA).
ABS tha se Australia regjistroi 1.9 për qind rënie të IÇK-së së saj gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.
Kjo sipas IÇK përshkruhet si “masë e çmimeve të shitjes me pakicë", kurse ABS e quajti atë "shportë e vazhdueshme të mallrave dhe shërbimeve" për familjet australiane.
Australia gjithashtu raportoi statistikat vjetore të inflacionit, duke qëndruar në minus 0.3 për qind në periudhën prill-qershor.
Bruce Hockman, ekonomisti kryesor i ABS tha se: "Që nga viti 1949 kjo ishte vetëm hera e tretë që inflacioni vjetor ishte negativ. Herët e mëparshme ishin në vitet 1962 dhe 1997-1998".
- Fitch rishikon perspektivën e ekonomisë së Japonisë si negative
Tkurrja e mprehtë ekonomike e Japonisë me ngadalësimin e eksporteve ka bërë që agjencia e vlerësimit të kredisë me bazë në SHBA - Fitch të rishikojë perspektivën ekonomike të vendit.
Fitch, përmes një deklarate të martën vonë tha se rishikoi perspektivën e vendit në "negative nga e qëndrueshme".
"Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një tkurrje të mprehtë ekonomike në Japoni, megjithë suksesin e hershëm të vendit në kontrollin e COVID-19. Një rënie e shpenzimeve të konsumit dhe investimeve në biznes është përkeqësuar nga një rënie e madhe e eksporteve të shoqëruara me kërkesë të dobët të jashtme", tha kompania e vlerësimeve financiare.
"Autoritetet kanë intervenuar me masa të konsiderueshme fiskale për të forcuar përpjekjet për kontrollimin e virusit, duke ofruar lehtësim për familjet dhe bizneset dhe duke mbështetur rimëkëmbjen ekonomike", shtoi ai.
Japonia ka raportuar gati 33 mijë raste me COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë. Numri i vdekjeve ka arritur në 1.000.
Deri më tani ky vend ka realizuar 630.687 teste të koronavirusit.