Cem Genco
27 Dhjetor 2016•Përditësim: 27 Dhjetor 2016
HATAY (AA) - Autokolona me 21 maune me produkte të ndihmave në emër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kaloi në Siri nga pika kufitare Cilvegozu të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Maunet me ndihma ushqimore dhe qymyr për sirianët pasi kanë mbërritur në rajonin Reyhanli të qytetit Hatay të Turqisë, janë nisur në autokolonë drejt qytetit Idlib të Sirisë duke kaluar në pikën kufitare Cilvegözü.
Gjithashtu theksohet se maunet me ndihma janë shoqëruar edhe nga automjetet e OKB-së.