Erbil Başay
27 Dhjetor 2016•Përditësim: 27 Dhjetor 2016
BERLIN (AA) – Së paku një person ka humbur jetën gjatë motit të keq që ka goditur veriun e Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Për shkak të motit të keq është rritur niveli i ujit në rajonin Schleswig-Holstein, Hamburg dhe Mecklenburg-Vorpommern. Si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe erës erdhi deri te këputja e drunjve në rrugë.
Policia e Neumunster-it konfirmoi se një grua ka humbur jetën në afërsi të Kiela kur një pemë ra mbi automjetin ku gjendej, ndërkohë rëndë është lënduar edhe një person tjetër. Si pasojë e rritjes së nivelit të lumit Labe në Hamburg është përmbytur rajoni në afërsi të portit në këtë qytet.
Në rajonin Mecklenburg-Vorpommern moti i keq shkaktoi shumë aksidente rrugore.