Lokman İlhan
06 Maj 2018•Përditësim: 07 Maj 2018
BOGOTA (AA) – Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos tha se bisedimet e paqes me grupin e fundit aktiv ushtarak në vend, Ushtria Kombëtare e Shpëtimit (ELN), do të vazhdojnë në kryeqytetin e Kubës, Havana, raporton Anadolu Agency (AA).
Santos mbrëmë në Turbac u takua me përfaqësuesit e ish grupit militant ndërsa sot me partinë politike FARC.
Ai paralajmëroi se javën e ardhshme në Havana do të vazhdojnë bisedimet me militantët e ELN-së të cilët më parë u zhvilluan në Ekuador.
Ndërkohë nga Zyra e Santos u raportua se udhëheqësi i FARC-ut, Rodrigo Londono kërkoi falje për vrasjen e guvernatorit të provincës Antioquia, Guillermo Gaviria i cili u vra 15 vjet më parë.
Në deklaratë thuhet se bashkëshortja e të vrarit Yolanda Pinto e pranoi kërkim-faljen.
Në vitin 2002, militantët e FARC-ut rrëmbyen Guillermo-n dhe tetë ushtarë të tjerë ndërsa një vit më vonë u vranë.