Selçuk Acar
25 Gusht 2016•Përditësim: 25 Gusht 2016
NEW YORK (AA) - Qeveria e Kolumbisë dhe Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) në Kubë nënshkruan marrëveshjen "historike" të paqes e cila i jep fund konfliktit 52 vjeçar në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Marrëveshja përfundimtare është arritur pas negociatave të nisura që nga viti 2012 në kryeqytetin Havana të Kubës.
Marrëveshja u arrit si rezultat i negociatave të zhvilluara në Kubë ndërsa u nënshkrua nga Humberto de la Calle në emër të delegacionit të Kolumbisë dhe nga Ivan Marquez në emër të FARC-ut.
"Njoftojmë se kemi arritur një marrëveshje të plotë, përfundimtare dhe të formës së prerë mes qeverisë së Kolumbisë dhe FARC-ut", thuhej në deklaratën e përbashkët të palëve, nënshkruese të marrëveshjes.
Humberto de la Calle më pas shtoi se "Ia kemi arritur qëllimit".