Corey Blackman
28 Maj 2016•Përditësim: 28 Maj 2016
BOGOTA (AA) – Një gazetar spanjoll është liruar të premten pasi ishte mbajtur peng për gjashtë ditë nga grupi gueril ELN, raporton Anadolu Agency (AA).
Salud Hernandez-Mora iu dorëzua përfaqësuesve të kishës katolike në Norte de Santander. “Që nga dita e parë unë jam mbajtur kundër vullnetit tim”, u tha ajo gazetarëve.
“Nuk dua të flas për mënyrën se si më kanë rrëmbyer, nuk do tu them as gazetarëve të tjerë sepse kam qenë në anën tjetër dhe një e tillë do të shkaktonte mllef andej”, shtoi më tej Hernandez.
Gazetarja e të përditshmes "El Tiempo" në Kolumbi që shkruan rregullisht edhe për “El Pais” në vendlindjen e saj Spanjë kishte qëndruar në rajonin që llogaritet bastion i grupit famëkeq gueril Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN), për të shkruar një artikull mbi kultivimin e kokës.
"Unë e di se ka dy gazetarë nga RCN, Diego de D'Pablos dhe Carlos Melo, të cilët mbahen nga ELN, por ata do të lirohen të shtunën", tha Hernandez.
ELN ka rreth 2,000 luftëtarë dhe ka përfunduar bisedimet paraprake me qeverinë në lidhje me bisedimet e paqes, por një datë ende nuk është vendosur për negociata formale.