Zehra Ulucak
16 Maj 2016•Përditësim: 16 Maj 2016
HAVANA (AA) – Qeveria kolumbiane ka arritur një marrëveshje me Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), për lirimin dhe integrimin në shoqëri të të miturve që jetojnë në kampet e organizatës FARC, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga bisedimet ndërmjet delegacioneve të qeverisë kolumbiane dhe rebelëve, të cilat mbahen që nga nëntori i vitit 2012 në kryeqytetin e Kubës, Havana, u arrit një marrëveshje e rëndësishme për lirimin e fëmijëve nën moshën 15-vjeçare, të cilët jetojnë në kampe të mbyllura.
Rebelimin e armatosur në Kolumbi, FARC e ka filluar në vitin 1964, kur humbën jetën 220 mijë persona dhe u zhvendosën më shumë se pesë milionë njerëz.
Vitin e kaluar, kreu i delegacionit të FARC-ut tha se në radhët e militantëve ka të paktën 13 të mitur të moshës nën 15-vjeçare. Pas kësaj deklarate, çështja e lirimit të fëmijëve nga kampet u bë njëra ndër temat kryesore të bisedimeve.