Haydar Hadi
26 Dhjetor 2015•Përditësim: 27 Dhjetor 2015
BAGDAT (AA) - Këtë vit në Irak nga organizata terroriste DAESH dhe organizata të tjera të armatosura janë vrarë 31 gazetarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e (pavarur) të viti 2015 të publikuar nga Bashkësia për Mbrojtjen e Lirisë së Shtypit që ndodhet kryeqytetin e Irakut thuhet se krahas 31 gazetarëve të vrarë nga organizata terroriste DAESH dhe organizata të tjera të armatosura, gjithashtu ndodhen edhe 10 gazetarë të tjerë të cilët janë deklaruar të humbur dhe ndaj të cilëve nuk ka asnjë informacion në lidhje me vendndodhjet e tyre.
Sipas raportit në vitin 2015 theksohet se 235 gazetarë kanë qenë të ekspozuar ndaj abuzimeve të ndryshme si sulme, konfiskimin e materialeve, ndalim të xhirimeve, arrestime, prishje të imazhit, atentate dhe rrëmbime, ku shumica e këtyre gazetarëve kanë qenë punonjës të kanaleve televizive.