Mahmoud Barakat
29 Korrik 2016•Përditësim: 30 Korrik 2016
HALEP (AA) – Katër persona janë plagosur si pasojë e sulmit të avionëve rusë mbi një objekt në qytetin Saraqib ku ruheshin rezervat e gjakut, thanë për Anadolu Agency (AA) burime nga mbrojtja lokale civile.
Burimi, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të frikës nga hakmarrja, tha se gjatë sulmit ajror ishin shkatërruar pajisje jetike mjekësore.
Ka kohë që Siria është bllokuar nga një luftë e egër civile e cila filloi në vitin 2011, atëherë kur regjimi i Assadit shtypi protestat pro-demokracisë të cilat shpërthyen si pjesë e kryengritjeve të "Pranverës Arabe".