Ekip
29 Korrik 2016•Përditësim: 30 Korrik 2016
RIO DE JANEIRO (AA) – Rreth 70 sportistë rusë të cilët kanë mbërritur në Rio de Janeiro, do të vëzhgohen me vëmendje nga Agjencia Botërore për Antidoping (WADA), raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo është konfirmuar nga Igor Kazikov, shef i ekipit olimpik rus. Ai për televizionin shtetëror rus deklaroi të premten se secili sportist rus i cili ka mbërritur deri të enjten në Rio, i është nënshtruar testit për doping të paktën një herë.