Ruslan Rehimov
07 Prill 2016•Përditësim: 07 Prill 2016
BAKU (AA) - Ministria e Mbrojtjes të Azerbajxhanit, njoftoi se ushtria armene ka hapur zjarr ndaj një ambulance ushtarake të ushtrisë azerbajxhanase në vijën e frontit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria u theksua se pavarësisht marrëveshjes së arritur për ndalimin e operacioneve në vijën e frontit, ushtria armene ka hapur zjarr ndaj pozicioneve dhe vendbanimeve të Azerbajxhanit në drejtime të ndryshme.
Theksohet se ushtarët armenë në drejtimin Agdere-Goranboj të vijës së frontit kanë hapur zjarr ndaj një ambulance. Në këtë incident nuk ka pasur të vdekur ose të plagosur por vetëm dëme të mëdha të automjetit.