Ruslan Rehimov
04 Prill 2016•Përditësim: 04 Prill 2016
BAKU (AA) - Ministria e Mbrojtjes të Azerbejxhanit nëpërmjet një deklarate ka njoftuar se Armenia vazhdon t'i rris tensionet pavarësisht se Azerbejxhani ka deklaruar ndalimin e kundërsulmeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet me dije se forcat armene kanë sulmuar pozicionet e Azerbejxhanit në rajonet Agdere, Terter, Hoxhavend dhe Fuzuli në linjën e frontit për ti rimarrë rajonet e humbura duke hapur zjarr në vendbanimet civile.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se në përleshjet e armatosura gjatë ditës së djeshme dhe natën forcat armene kanë pësuar humbje të mëdha dhe se janë shkatërruar automjetet ushtarake armene. Theksohet se në këto përleshje kanë rënë dëshmorë 3 ushtarë nga ushtria azerbejxhanase.
Ushtria e Azerbejxhanit për garantimin e sigurisë civile më 1 prill ka nisur operacionet, duke marrë disa kodra dhe vendbanime strategjike. Në përleshje ranë dëshmorë 12 ushtarë të Azerbejxhanit, ndërsa u vranë më shumë se 100 ushtarë armenë.