Ruslan Rehimov
12 Nëntor 2016•Përditësim: 13 Nëntor 2016
BAKU (AA) - Agjencia shtetërore e lajmeve të Azerbajxhanit (AZERTAC), do të marrë përsipër kryesimin e Kongresit Botëror të Agjencive të Lajmeve dhe Asociacionit të Agjencive të Lajmeve të Azisë-Paqësorit (OANA), raporton Anadolu Agency (AA).
Azerbajxhani është në përgatitje të organizimit të Kongresit të 5-të të Agjencive Botërore të Lajmeve, Asamblesë së Përgjithshme të 16-të të OANA dhe Këshillit të 22-të të Kryetarëve të Agjencive Shtetërore të Lajmeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (CIS).
Në aktivitetet të cilat Fondi i Haydar Aliev dhe AZERTAC do të jenë nikoqir, do të marrIn pjesë më shumë se 200 kryetarë dhe përfaqësues të më shumë se 100 agjencive të lajmeve nga vendet e ndryshme të botës, ekspertë të mediave, zyrtarë të OKB-së dhe UNESCO-s.
Hapja zyrtare e Kongresit të 5-të të Agjencive Botërore të Lajmeve dhe Asamblesë së Përgjithshme të 16-të të OANA-s do të zhvillohet më 16 nëntor në Qendrën 'Haydar Aliev'.
Në Kongres do të zhvillohen panele në lidhje me "Ardhmërinë e prodhimit të lajmeve", "Agjencitë e lajmeve - mundësitë e teknologjive të reja dhe rrjeteve sociale", "Inovacioni i Agjencive të Lajmeve", "Trajnimi i gazetarëve për ardhmërinë e multimedia", "Mbrojtja e misionit të gazetarisë".
Në sesione fjalim do të mbajnë kryetarët e OANA-s, Konferencës së Asociacionit të Agjencive Europiane të Lajmeve (EANA) dhe Federata e Agjencioneve Arabe të Lajmeve (FANA), si dhe zyrtarë të lartë të Associated Press, Reuters, Xinhua, Anadolu Agency (AA), TASS, France Press, Press Association, EFE, Yonhap, Kyodo, TT, SPA, BTA, AAP, İRNA, DPA, Notimex, ATPE dhe shumë të tjerë.
Në Kongres gjithashtu do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi mes AZERTAC dhe EFE të Spanjës, IP të Paraguajit dhe BNA të Bahreinit.
AZERTAC do të marrë përsipër kryesimin në këtë Kongres, me që mes viteve 2016-2019 do të kryejë këtë detyrë.
Ndërsa Asambleja e Përgjithshme e 16-të e OANA-s punimet e saj do ti fillojë më 18 nëntor. Gjithashtu edhe në këtë takim ku do të marrin pjesë më shumë se 80 zyrtarë të lartë të 40 agjencive të lajmeve Azerbajxhani do të marrë përsipër kryesimin, kështu që në 3 vitet e ardhshme do të kryejë këtë detyrë.
Ndërsa, Këshilli i 22-të i Kryetarëve të Agjencive Shtetërore të Lajmeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (CIS) e cila do të zhvillohet në datët e njëjta, do të trajtohen çështjet siç aktivitetet, projektet e përbashkëta në vitin 2016 dhe zhvillimi i shkëmbimit të informacionit.
"Qëllimi është që Kongresin Botëror të Agjencive të Lajmeve dhe OANA-në ta përforcojmë"
Drejtori i Përgjithshëm i AZERTAC Aslan Aslanov, njoftoi se në periudhën e kryesimit të Kongresit Botëror të Agjencive të Lajmeve do të punojnë në drejtim të përforcimit të këtij institucioni.
Aslanov, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, duke treguar se kanë marrë disa hapa për institucionalizim, the se do të vazhdojnë reformave për të zhvilluar aktivitetet e institucionit.
Ai duke folur edhe për bashkëpunimin të cilin e kanë me AA, tha se "Jam i bindur se edhe në periudhën e kryesimit tonë në Kongresin Botëror të Agjencive të Lajmeve mes viteve 2016-2019, si dy agjenci mike dhe vëllazërore AA dhe AZERTAC duke realizuar aktivitetete të përbashkëta do të arrijmë suksese të mëdha".