Ruslan Rehimov
17 Nëntor 2016•Përditësim: 18 Nëntor 2016
BAKU (AA) - Agjencia shtetërore azerbajxhanase e lajmeve (AZERTAC) merr përsipër presidencën e Kongresit Botëror të Agjencive të Lajmeve (NAWC), raporton Anadolu Agency (AA).
Ka përfunduar Kongresi i pestë i NAWC që u organizua në Baku. Krahas që u pranua komunikata pas kongresit i cili zgjati dy ditë, presidenca e kongresit i kaloi AZERTAC në tre vitet e ardhshme.
Drejtori i përgjithshëm i AZERTAC Aslan Aslanov në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se NAWC është një nga institucionet më kompetente sa i përket caktimit të politikave të informacionit botëror.
Aslanov rikujtoi se nën çatinë e NAWC janë takuar Aleanca Evropiane e Agjencive të Lajmeve (EANA), Federata Arabe e Agjencive të Lajmeve dhe Organizata e Agjencive të Lajmeve të Azisë dhe Pacifikut. Sipas tij, qëllimi i institucionit është që të gjenden zgjidhje për problemet e medias botërore.
Më tej Aslanov theksoi se NAWC-në e presin shumë punë seriozë në një kohë kur media tradicionale po përballet me probleme, kur është krijuar gazetari e re dhe kur media sociale është në nivel më të lartë.
“Në tri vitet e kaluara pamë punime të caktuara për përmirësimin e aktiviteteve të Kongresit. Ndërkaq, në Kongresin tonë në Baku pranuam mesazh urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun. Në hapjen e tij mori pjesë vetë presidenti Ilham Aliyev”, tha Aslanov.
Duke theksuar se bashkëpunimi mes Anadolu Agency (AA) dhe AZERTAC është i madh sikundërse çdo her, Aslanov u shpreh se “Kemi marrëdhënie miqësore dhe vëllazërore. Marrëdhëniet tona me AA-në janë në nivel të lartë. Çdo herë e kemi mbështetur njëra-tjetrën. Marrëdhëniet si mes popujve tanë, ashtu edhe mes agjencive, janë shumë të dobishme për të dyja palët. Jam i sigurtë se do ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë si në NAWC, njashtu edhe në OANA. Ne kemi nevojë për AA-në dhe AA ka nevojë për ne. Ndarja e informacionit, miqësia dhe vëllazëria janë të dobishme për të dyja agjencitë".
“Nënvizuam gazetarinë e anshme të medias perëndimore”
Ndërkaq, përfaqësuesi i AA-së në Kongres, zv/kryetari i bordit drejtues Dr. Şaban Kızıldağ, uroi AZERTAC-un për marrjen e presidencës.
“Jemi çdo herë në anën e Azerbajxhanit si shtet mik dhe vëllazëror”, tha Kızıldağ, duke theksuar më tej edhe përmes agjencive mund të bëjnë gjëra të mira.
Duke u shprehur se në Baku kanë zhvilluar një kongres të suksesshëm, Kızıldağ tha se në cilësi të AA-së aty kanë përcjellë mesazhet e duhura.
“Në mbledhjen ku u fol më shumë për inovacionin, nënvizuam anshmërinë e medias perëndimore në lajmet për Palestinën, Irakun dhe Sirinë, ku agjencitë e lajmeve ankohen se nuk mund të prodhojnë lajme të mjaftueshme. Nënvizuam se gazetaria e lirë dhe vlerësimi i të gjithë njerëzve është çështja më e rëndësishme e së sotshmes. Nënvizuam se bota është më e madhe se pesë dhe se duke i mbyllur sytë në këtë botë më të madhe se pesë nuk po kemi gjasë ta përçojmë të vërtetën në mënyrë të drejtë. Shpresojmë që tani e tutje secili të shërbejë, të prodhojë lajme dhe të prodhojë politikë në një mënyrë që i ngjan kritereve objektive dhe dinjitetit njerëzor”, tha Kızıldağ.
Në Kongresin e Pestë Botëror të Agjencive të Lajmeve që u organizua nën patronazhin e AZERTAC, pjesë morën 200 përfaqësues të agjencive nga 80 shtete. Anadolu Agency (AA), krahas Kızıldağ, u përfaqësua edhe nga anëtari i bordit drejtues Bahadır Saraçgil dhe ndihmës drejtori i përgjithshëm Mustafa Özkaya.