Selçuk Acar
06 Korrik 2016•Përditësim: 07 Korrik 2016
NEW YORK (AA) – Sekretari Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka dënuar sulmet terroriste në Arabinë Saudite, konkretisht në Xhide, Qatif dhe Medine, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç thuhet në kumtesën nga kabineti i tij, Ban Ki-moon ka theksuar se ky krim është akoma më ofendues sepse ka ndodhur në fund të Ramazanit, muajit të shenjtë të muslimanëve kur besimtarët po bëheshin gati të festojnë Bajramin.
Ai ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e të vrarëve si dhe qeverisë dhe popullit saudit në përgjithësi.
Sekretari i OKB-së nënvizoi nevojën për përpjekje të përbashkëta ndërkombëtare për të luftuar terrorizmin.
Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite më parë njoftoi se shpërthimet vetëvrasëse në afërsi të Medinës dhe xhamisë së Profetit në Qatif , lanë të paktën shtatë të vrarë dhe pesë të plagosur.
Më herët një terrorist me origjinë nga Pakistani ndërmori një sulm të ngjashëm në Xhide, në të cilin u plagosën dy policë.