Bedrudin Brlyavac
28 Tetor 2017•Përditësim: 29 Tetor 2017
BARCELONË (AA) - Disa mijëra njerëz u mblodhën të premten në mbrëmje në rrugët e Barcelonës për të festuar shpalljen e pavarësisë së Katalonjës nga Spanja, raporton Anadolu Agency (AA).
Numri më i madh i qytetarëve u mblodhën në sheshin qendror të Sant Jaume.
Të tubuarit, me flamuj të Katalonjës dhe me brohoritje mbështesnin pavarësinë e këtij rajoni.
Në të njëjtën kohë, në rrugët e Barcelonës u mblodhën edhe disa qindra kundërshtarë të pavarësisë së Katalonjës.
Në një moment, personat që mbanin flamujt e Spanjës u përleshën me policinë lokale.
Parlamenti i Katalonjës të premten shpalli pavarësinë e njëanshme nga Spanja dhe menjëherë pas kësaj, Senati i Spanjës aktivizoi nenin 155 të Aktit të Masave të Jashtëzakonshme.