Ekip
09 Prill 2016•Përditësim: 09 Prill 2016
MADRID (AA) - Spanja ka shkarkuar ambasadorin e saj në Belgjikë, pas një hetimi të brendshëm të përshkruar si "anomali serioze në funksionimin e misionit diplomatik spanjoll në Bruksel", raporton Anadolu Agency (AA).
Shkarkimi i tij ishte propzuar nga ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Garcia-Margallo, që u miratua nga Këshilli i Ministrave dhe u nënshkrua nga Mbreti Filip. Ndërrimi i ambasadorit është publikuar sot në Gazetën Zyrtare të Spanjës (BOE).
Bëhet fjalë për ambasadorin Ignacio Matellanes i cili ishte emëruar në pozitën e ambasadorit të Spanjës në Belgjikë në mars të vitit 2012, dhe i cili kishte shërbyer më parë si ambasador në Nikaragua, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe si Konsull në Bruksel dhe Napoli.