Mohamed Sabry Emam Muhammed
07 Korrik 2019•Përditësim: 08 Korrik 2019
Lideri i regjimit në Siri, Bashar al-Assad, ka pritur sot në Damask shefin e diplomacisë së Omanit, Yusuf bin Alewi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve e Omanit lajmëron se Al-Assad dhe Alewi biseduan edhe për temat bilaterale dhe rajonale me theks mbi çështjet e sigurisë.
Takimi është mbajtur prapa dyerve të mbyllura dhe nuk janë dhënë më shumë detaje.
Për dallim nga shumica e vendeve arabe të cilat në fillim të luftës në Siri ndërprenë marrëdhëniet me regjimin e presidentit sirian Al-Assad, autoritetet e Omanit mbajnë marrëdhëniet me Al-Assadin.
Vitin e kaluar, atëherë presidenti sudanez, Omar al-Bashir, vizitoi Damaskun si udhëheqësi i parë i disa prej vendeve arabe.
Jo shumë kohë pas kësaj vizite, nën presionin e demonstratave masive, Al-Bashir u përmbys nga ushtria sudaneze.