Emin Avundukluoğlu
05 Dhjetor 2016•Përditësim: 05 Dhjetor 2016
HALEP (AA) - Të paktën 68 civilë u vranë në Halep dhe Idlib në sulmet e djeshme të forcave të regjimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i Mbrojtjes Civile nga radhët e opozitës Abdulaziz Kiytaz pohon se sulmet e djeshme të regjimit në Idlib ishin fokusuar ndaj tregjeve dhe qendrave tregtare, pas së cilës u granatua edhe Halepi.
Afër 300 mijë civilë në pjesën lindore të Halepit janë nën rrethim për gati tre muaj. Që nga mesi i nëntorit më shumë se 773 civilë u vranë dhe 2500 të tjerë u plagosën në sulmet e regjimit në këtë pjesë të qytetit.
Për shkak të bombardimeve të fuqishme, spitalet dhe objektet të tjera mjekësore janë të detyruar të ndërpresin punën.
Sulmet e reja nga ajri vijnë si përpjekje e forcave të regjimit të presidentit Bashar Al-Assad, të mbështetura nga Rusia për të marë pjesët lindore të Halepit, katër vjet pasi u morën nga opozita e armatosur.
Lufta në Siri vazhdon nga viti 2011.