Ata Ufuk Şeker
14 Qershor 2018•Përditësim: 15 Qershor 2018
BRUKSEL (AA) - Bashkimi Evropian (BE) përgatitet të rrisë pjesën e energjisë së rinovueshme në konsumin total të energjisë për 32 për qind deri më 2030, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Evropian njoftoi se kanë arritur dakordësim politik në takimin mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për përditësimin e objektivave të energjisë së rinovueshme.
Sipas kësaj BE-ja objektivin e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë do ta rrisë nga 27 për qind në 32 për qind.
Gjithashtu do të zhvillohet planifikimi dhe besueshmëria e programeve të mbështetjes së energjive të rinovueshme.
Do të lehtësohen procedurat administrative të energjisë së rinovueshme. Do të krijohet kornizë e qëndrueshme dhe e qartë rregullatore për ata që plotësojnë konsumin e tyre të energjisë.
Poashtu do të rritet rëndësia e energjisë së rinovushme në sektorët e transportit dhe klimatizimit. Do të rritet përdorimi i bioenergjisë në vendet anëtare të BE-së.
Që të dekretohet, kjo ka nevojë për miratimin zyrtar të Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian.