Associated Press
27 Mars 2017•Përditësim: 27 Mars 2017
MOSKË (AA) - Bashkimi Evropian i bëri thirrje autoriteteve ruse që të lirojnë protestuesit të cilët u arrestuan gjatë protestave masive të djeshme në atë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Opozita ruse dje ka organizuar protesta të shumta në të gjithë Rusinë për të treguar problemet e korrupsionit në vend.
Policia arrestoi qindra protestues, përfshirë edhe kreun e opozitës ruse Aleksei Navalny i cili është i njohur si kritiku më i zëshëm i korrupsionit dhe politikës së presidentit rus Vladimir Putin.
Zyra e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme mëngjesin e sotëm i bëri thirrje Moskës zyrtare që të lirojë protestuesit e arrestuar dhe të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare në sigurimin e të drejtave themelore të njeriut.
"Ndërhyrja e policisë ruse është bërë për të parandaluar ushtrimin e lirive themelore të shprehjes, shoqërimit dhe tubimit paqësor të cilat janë të drejtat themelore të përfshira edhe në kushtetutën ruse", thuhet në deklaratën e Zyrës për Politikë të Jashtme të BE-së.