ANKARA (AA) - Turqia për sirianët që strehon që nga viti 2011 kur ka filluar lufta e deri tani ka shpenzuar 24 miliardë euro ndërsa përkundër kësaj nga 3 miliardë euro që Bashkimi Evropian (BE) ka premtuar në vitin 2016 për refugjatët sirianë në Turqi kanë mbërritur vetëm 691 milionë euro, raporton Anadolu Agency (AA).
BE-ja teksa në njërën anë ka dështuar në menaxhimin e krizës me refugjatët e cila cilësohet si një prej krizave më të mëdha të historisë ajo gjithashtu nuk ka mundur të menaxhojë migracionin e parregullt por edhe nuk ka siguruar mbështetjen e nevojshme për Turqinë e cila vazhdon përpjekjet për të mbrojtur 3 milionë sirianë.
Sipas informacioneve të përpiluara nga gazetarja e AA-së, në Samitin BE-Turqi në Bruksel më 29 nëntor 2015 u theksua se ishte formuar Programi i ndihmës financiare (FRIT) për refugjatët në Turqi i cili do të zbatohej për të siguruar bashkëkoordinimin e avktiviteteve të financuara me qëllim mbështetjen plotësuese dhe aktive ndaj sirianëve nën mbrojtjen e përkohshme të Turqisë dhe ndaj komuniteteve që strehonin ato.
Përderisa buxheti i FRIT u përckatua në 3 miliardë euro u premtua se 1 miliard e kësaj do të sigurohej nga buxheti i BE-së dhe 2 miliardë euro nga shtetet anëtare ku të gjitha shtetet anëtare kanë zbatuar premtimin.

Mbështetja e parë erdhi 4 muaj pas marrëveshjes
Por, gjatë periudhës së kaluar një vjeçare premtimet e dhëna nuk u mbajtën. Fondi nuk u lëvrua deri në muajin shkurt për shkak të vetos së vendosur nga Italia e cila kërkoi që të gjitha paratë të përballoheshin nga buxheti i Komisionit Evropian (KE).
Pasi Italia hoqi veton më 3 shkurt, Turqia duke kaluar në veprim më 12 shkurt i paraqiti BE-së listën e nevojave për 3 miliardë eurot. Në listë teksa nevojat për 3 vitet e ardhshme për sirianët u përcaktuan afërsisht 19.5 miliardë euro, KE-ja në kuadër të marrëveshjes ndihmën e parë ndaj Turqisë e kreu afërsisht pas një muaji.
Komisioni dha një mbështetje prej 95 milionë euro në total për projektin ku mund të përballoheshin nevojat e refugjatëve sirianë në Turqi nga të cilat 55 milionë euro për arsimin dhe 40 milionë euro për kartat elektronike dhe nevojat themelore të refugjatëve.
Vendimi nga BE-ja për përshpejtimin e procesit
Në muajin mars Turqia dhe BE-ja u takuan për të reduktuar migracionin e parregullt dhe vdekjet në Detin Egje. Në dakordësimin e arritur u vendos përshpejtimi i transferimit të fondit dhe për vendosjen në zbatim të një fondi shtesë për Turqinë për 3 miliardë euro deri në vitin 2018.
BE-ja më 19 prill lëvroi pjesën për 110 milionë euro nga fondi i premtuar, ku njoftoi se 60 milionë euro të këtij fondi do të përdorej për refugjatët që do të riktheheshin nga Greqia në Turqi sipas marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe BE-së dhe pjesa e tjetër e mbetur prej 50 milionë eurosh do të përdorej për shpenzime të ushqimeve, shërbimeve shëndetësore dhe të strehimit të refugjatëve sirianë në Turqi.
Në këtë mënyrë KE-ja nga fondi prej 3 miliardë euro që kishte premtuar deri në fund të viti 2017 ka lëvruar vetëm 187 milionë euro.
BE-ja e cila edhe në muajin maj nën emrin e ndarjes së barrës vendosi përshpejtimin e fondit që do të ofrohej për refugjatët sirianë në Turqi, njoftoi më 26 maj se kishte lëvruar 47 milionë euro nga të cilat 20 milionë euro do të përdoreshin për rritjen e kapaciteteve në operacionet e kërkim-shpëtimit të forcave të rojës bregdetare të Turqisë.
1.4 miliardë euro shtesë
KE-ja paraqiti propozimin i cili synonte lëvrimin deri në fund të muajit korrik pjesën e fondit prej 2 miliardë eurosh të cilën e kishte premtuar në mbështetje të refugjatëve sirianë në Turqi.
Në Bruksel u mblodh Komiteti ekzekutiv i formuar për mbështetjen financiare që BE-ja kishte premtuar për mbështetje të refugjatëve në Turqi.
KE-ja në takimin e Komitetit ekzekutiv me vendet anëtare të BE-së ku përfaqësohej edhe Turqia propozoi që të sigurohej një shtesë me 1.4 miliardë euro për të mbështetur refugjatët sirianë në Turqi. Madje, u njoftua se kjo shumë me shumën e transferuar në fondin e krijuar për refugjatët në Turqi synohej që të arrinte 2 miliardë euro deri në fund të muajit korrik.
Më 28 korrik BE-ja njoftoi se ka ndarë në total 2 miliardë e 155 milionë euro për fondin e premtuar për të mbështetur refugjatët sirianë në Turqi.
Presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker, para samitit të BE-së në Bruksel me 20-21 tetor i dërgoi letër informuese liderëve të vendeve në lidhje me 3 miliarë eurot të premtuara në marrëveshjen e refugjatëve BE-Turqi për refugjatët sirianë në Turqi.
Në letrën ku kujtohej se kanë kaluar 6 muaj nga fillimi i zbatimit të fondit të BE-së për refugjatët sirianë në Turqi thuhej "Proceduart në lidhje me fondin po përparojnë me shpejtësi. Në javët e fundit në lidhje me zbatimin e fondit janë shënuar përparime të rëndësishme. Në situatën aktuale 2.2 miliarë euro i janë ndarë këtij fondi. Janë kryer marrëveshje konkrete prej 1.2 miliardë eurosh. Pjesa e fondit prej 467 milionë eurosh i janë paguar partnerëve zbatues. Ndërsa do të paguhet edhe pjesa e mbetur gjatë përparimit të zbatimit të projektit".
Ndër të tjera në letër qëndron se Turqia strehon mbi 3 milionë refugjatë dhe se mbështetja e BE-së ka bërë një ndryshim në mënyrë të vërtetë dhe konkrete mbi jetën e këtyre njerëzve.
Në letrën ku shpjegoheshin projektet si shpërndarja ndaj refugjatëve e kartave për shpenzime, mbështetja për ministritë e shëndetëisë dhe të arsimit thuhet se ishte shumë e rëndësishme që paratë të përdoreshin në mënyrë efektive. Ndër të tjera në letër vlerësohej se "Është e drejtë të thuhet se ky fond është plotësisht në funksion dhe se ofron ndihmë për refugjatët".
Hahn: "Deri në fund të muajit mund të arrijmë në 1 miliard euro"
Pavarësisht se Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit në Komisionin e BE-së, Johannes Hahn në një deklaratë të bërë në fillim të muajit shtator tha se mendonin që deri në fund të muajit të mund të arrinin në 1 miliard euro duke dhënë më shumë se 600 milionë euro, kjo nuk u mundësua.
KE-ja më 23 shtator njoftoi se do të ofronte drejtpërdrejt 600 milionë euro mbështetje për Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë.
Së fundmi në në deklaratë të bërë nga KE-ja më 22 dhjetor njoftoi se nga mbështetja financiare të premtuar për refugjatët sirianë në Turqi kishte miratuar marrëveshjen prej 270 milionë euro për ndërtimin e shkollave dhe mjetet shkollore.
Në këtë mënyrë sipas të dhënave të BE-së deri më sot për ndihmat humanitare dhe për zbatimin e aktiviteteve të tjera në fushat të ndryshme të ndihmave janë ndarë 2.2 miliardë euro, ku janë kryer marrëveshjet e 37 projekteve në vlerën 1.45 miliard euro dhe se është përfunduar pagesa prej 691 milionë euro e kësaj shume.
Megjithatë, nga shuma e 691 milionëve thuhet se 310 milionë e 400 mijë euro i janë transferuar Programit Botëror të Ushqimit dhe 33 milionë e 300 mijë euro Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha se paratë që Turqia ka shpenzuar për sirianët bashkë me shpenzimet e kryera nga organizatat e shoqërisë civile dhe të bashkive arrijnë në 26-27 miliardë dollarë (afërsisht 24 miliardë euro). "Vetëm shpenzimet e kryera nga shteti me faturë aktualisht janë 13 miliardë dollarë", tha ai.