Ilgın Karlıdağ
29 Nëntor 2015•Përditësim: 30 Nëntor 2015
BRUKSEL (AA) - Krerët e qeverive të Bashkimit Evropian (BE) kanë kërkuar nga Turqia të ndalë rrjedhën e refugjatëve të cilët vijnë në Evropë në këmbim të ndihmës financiare dhe koncesioneve tjera politike, raporton Anadolu Agency (AA).
"Më e rëndësishme për ne është përgjegjësia dhe detyrat tona për të mbrojtur kufijtë e brendshëm që kemi", tha presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, duke folur me gazetarët në Bruksel përpara një Samiti BE-Turqi, në të cilin to të jetë i pranishëm edhe kryeministri turk Ahmet Davutoglu.
"Pa kontrolli mbi kufijtë e jashtë Shengen-i do të bëhet histori", shtoi Tusk.
Kryeministri grek Alexis Tsipras përpara takimit tha se është i sigurt se "autoritetet turke do të bëjnë atë që duhet në mënyrë që të ulin fluksin".
Sipas një projekt-marrëveshjeje, e cila është parë nga Anadolu Agency, BE-ja ka për qëllim të zbatojë lirinë e qarkullimit pa viza për shtetasit turq që dëshirojnë të udhëtojnë në BE nga tetori i vitit 2016, nëse Ankaraja përmbush disa kritere të përcaktuara në një udhërrëfyes të dakorduar më herët.
BE-ja i ka ofruar Turqisë 3 miliardë euro për të përmbushur nevojat e refugjatëve sirianë në vend.