Ekip
13 Prill 2016•Përditësim: 14 Prill 2016
BRUKSEL (AA) - Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian Donald Tusk, tha se është i shqetësuar për rritjen e numrit të emigrantëve që vijnë nga Libia, pasi që BE-ja është fokusuar në dëbimin e tyre në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Tusk të mërkurën deklaroi se edhe numri i njerëzve që mund të migrojnë, e që aktualisht ndodhen në Libi është shqetësues dhe se vendet anëtare duhet të jenë të gatshme për të ndihmuar Italinë dhe Maltën nëse do të paraqitet nevoja për një gjë të tillë.
Vlerësimet e tij flasin se më shumë se 15 mijë emigrantë kanë kaluar nga Libia përmes Mesdheut në Turqi muajin e kaluar. Roja bregdetare italiane të martën tha se ka shpëtuar 2 mijë emigrantë ndrësa po kalonin detin.
Më shumë se një milion njerëz kanë hyrë në BE vitin e kaluar, duke kërkuar strehim apo punë. Shumica e tyre nga Turqia nëpërmjet rrugëve detare kanë mbërritur në ishujt grekë, dhe pastaj kanë vazhduar rrugën drejt Evropës Perëndimore.