Ekip
20 Prill 2016•Përditësim: 20 Prill 2016
BRUKSEL (AA) – Agjencia për Statistikë e Bashkimit Evropian (Eurostat) njoftoi se vendet e Unionit gjatë vitit 2015 kanë aprovuar azil për më shumë se 330 mijë persona nga një million persona të cilët në kontinentin e vjetër kanë ardhur në kërkim të një jete më të mirë, raporton Anadolu Agency (AA).
Eurostat të mërkurën theksoi se për 33 mijë e 350 persona është aprovuar mbrojtje ndërkombëtare, që është rritje prej 72 përqind në krahasim me vitin 2014. Rreth gjysma e tyre, 166 mijë e 100 janë shtetas sirianë, ndërsa 27 mijë e 600 kanë mbërritur nga Eritrea, ndërsa 23 mijë e 700 nga Iraku. Pjesa më e madhe e azilit është aprovuar në Gjermani, Francë, Suedi dhe Itali.