Ekip
20 Prill 2016•Përditësim: 20 Prill 2016
HYDERABAD (AA) - Vala e të nxehtit që ka goditur juglindjen e Indisë në ditët e fundit ka marrë jetën e 160 personave, kanë bërë të ditur autoritetet lokale, duke paralajmëruar se reshjet të shiut nuk do të ketë as javën e ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Numri më i madh i viktimave nga vala e të nxehtit kanë qenë punonjësit fizik dhe bujqit në shtetet Telangama, Andra Pradesh dhe Orissa. Edhe në shtetet tjera të Indisë janë regjistruar temperatura prej 45 gradë Celzius.
Në Orissa javën e kaluar janë mbyllur shkollat, ndërsa procesi mësimor do të ndërpritet të paktën deri më 26 prill, përderisa autoritetet e shtetit Andra Pradesh falas ndajnë ujë të pijshëm dhe hirrë që qytetarët të mos dehidrojnë.
Policia e Indisë kumtoi se si pasojë e temperaturave të larta kanë vdekur të paktën 55 persona në Orissa, 45 në Andra Pradesh dhe 66 në Telangana.
Y.K. Reddy, zyrtari hidrometeorologjik i Indisë ka thënë se temperaturat janë më të larta për katër deri në pesë gradë Celzius nga ato të zakonshme në prill. Situatën e vështirëson edhe mungesa e ujit dhe thatësirat të cilat i kanë goditur mbi 300 milionë njerëz, një të katërtën e popullatës së përgjithshme.