Ekip
27 Janar 2017•Përditësim: 27 Janar 2017
BRUKSEL (AA) – Bashkimi Evropian ka vazhduar për një vit sanksionet për dhjetë tunizianë, në mesin e të cilëve është edhe presidenti përmbysur Zine El Abidine Ben Ali, i cili akuzohet për shfrytëzim joligjor të mjeteve shtetërore, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtaret e BE-së të premten u pajtuan që të vazhdojnë sanksionet për 48 shtetas tunizianë deri më 31 janar të vitit 2018.
Ata besojnë se “keqpërdorimi i fondeve shtetërore i merr popullit tunizian privilegjin e zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë dhe shoqërisë së tyre dhe dëmton përhapjen e demokracisë”.
Masat drejtohen ndaj Ben Ali, përmbysja e të cilit inspiroi Pranverën Arabe, bashkëshortes së tij dhe 46 personave të akuzuar për pastrim të parave. Sanksionet janë në fuqi nga viti 2011.