Ekip
04 Maj 2016•Përditësim: 04 Maj 2016
BRUKSEL (AA) – Komisioni Evropian (KE) ka propozuar që t'u lejohet Gjermanisë, Austrisë, Suedisë, Danimarkës dhe Norvegjisë vazhdimi i kontrollit të kufijve edhe në gjatëmujorin e ardhshëm që në mënyrë më aktive të kontrollojnë rrjedhën e emigrantëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekzekutivi i BE-së propozoi një gjë të tillë si rezultat i pamundësisë greke që të kontrollojë kufijtë e saj në mënyrë të duhur, ku si pasojë në pesë shtetet e lartpërmendura janë vendosur kontrollet e dokumenteve të identifikimit.
Vitin e kaluar në Evropë kanë hyrë mbi një million njerëz të cilët braktisën shtëpitë e tyre si pasojë e konflikteve në kërkim të një jete më të mirë.