Mehmet Yılmaz
05 Maj 2016•Përditësim: 05 Maj 2016
PRAGË (AA) – Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Peter Szijjarto tha se rekomandimet e djeshme të Komisionit Evropian për ndryshimet në marrëveshjen e Dublinit janë "kushtëzime" dhe tha se ky propozim nuk mund të zbatohet, raporton Anadolu Agency (AA).
Szijjarto pas takimit me zyrtarët e Grupit të Vishegradit (Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Sllovakia), tha se propozimi për përcaktimin e kuotave se sa refugjatë duhet të pranojnë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian është e papranueshme.
"Qeverinë hungareze askush nuk mund ta kushtëzojë. Vendimin se cilin do ta pranojmë ne asnjëherë nuk do ta sjell Brukseli, por hungarezët", tha Szijjarto.