Ruslan Rehimov
04 Maj 2016•Përditësim: 04 Maj 2016
BAKU (AA) - Ministri i Jashtëm azer, Elmar Memmedyarov, ka pohuar se Azerbajxhani nuk do të bëjë tolerime nga integriteti i tij territorial dhe se Armenia duhet të tërhiqet pa kushte nga Karabaku Malor dhe qytetet përreth, raporton Anadolu Agency (AA).
Memmedyarov, ka mbajtur një fjalim në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Partneritetit Lindor të Bashkimit Europian me katërshen e Vishegradit e cila përbëhet nga Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia, takim ky i cili është mbajtur në Pragë.
Në një deklarate nga Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit thuhet se Memmedyarov, duke iu referuar projekteve të mëdha energjetike të ndërmarra nga vendi i tij, ka theksuar se Korridori Jugor i Gazit i cili do të transportojë në Europë gazin e Azerbajxhanit është një projekt unik ku përfitojnë edhe vendet anëtare dhe kandidate të BE-së.
Memmedyarov, duke rikujtuar se me 17 maj në Greqi do të hidhen themelet e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) tha se: "Azerbajxhani është një partner i sigurtë për të përballuar interesat strategjike në kuptimin e sigurisë së energjisë. Kontributi ynë në bashkëpunimin multilateral nuk përfundon me projektet e energjisë. Projekti hekurudhor Baku-Tbilisi-Kars, i cili planifikohet të përfundojë në fund të viti konsiderohet si një pjesë e pandashme e rrugës historike të mëndafshit."