08 Tetor 2019•Përditësim: 08 Tetor 2019
Parlamenti rajonal flamand në Bruksel është evakuuar pas një alarmi për bombë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Evakuimi ndodhi pa ndonjë incident të madh dhe i lejoi autoriteteve të të kontrollojnë ndërtesën në Brukselin qendror.
Deputeti i të Gjelbërve, Imade Annuri, tha se "të gjithë me qetësi dolën jashtë".
Deputetët po vlerësonin buxhetin e qeverisë së instaluar së fundmi të presidentit Jan Jambon.