Şenhan Bolelli
15 Maj 2016•Përditësim: 15 Maj 2016
GRANADA (AA) - Barcelona ka festuar fitoren e 24-ërt të ligës së parë të Spanjës, La Liga, raporton Anadolu Agency (AA).
Tifozët, futbollistët dhe teknikët e skuadrës së Barcelonës kanë nisur festimet menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me skuadrën e Granada-s, e luajtur në stadiumin Nuevos Los Carmenes. Barcelona mundi kundërshtarin me rezultatin 3 - 0 dhe në këtë mënyrë fitoi kampionatin e 24-t.
Qindra tifozë të Barcelonës menjëherë pas bilbilit të fundit, kanë kaluar kordonin e sigurisë duke zbritur në fushë për të festuar bashkë me skuadrën e tyre të zemrës. Ndërkohë futbollistët të cilët për shkak të pranisë së madhe të tifozëve zbritën në dhomat e ç veshjes, 15 minuta më vonë u rikthyen në fushë për të vazhduar festimet bashkë me tifozët e pranishëm.
Ndërsa Luis Enrique, tekniku i skuadrës së Barcelonës, duke folur konferencën për mediat tha: ''Kemi luajtur në të gjithë sezonin me një performancë të lartë. Mendoj që kjo kupë është shumë me vlerë pasi tregon që ne dimë të kalojmë edhe situata delikate. Jam shumë i lumtur në emër të klubit dhe familjes së tifozerisë sonë. Pas festimeve duhet të fokusohemi tek takimi i finales për kupën e dytë i cili do të luhet javën e ardhshme.''
Duke nënvizuar se kupa tregon që kanë kaluar një sezon të suksesshëm, Luis Enrique në vijim tha: ''Duhet të festojmë për këtë. Por nga ana tjetër duhet të vlerësojmë edhe arsyet se pse u vështirësuam kaq shumë.''
Nga ana tjetër Luis Suarez i cili është ulur në kolltukun e gola shënuesit më të mirë në La Liga me 40 gola tha: ''Treguam që e kemi fituar këtë kupë me drejtësi. E di që jemi munduar, por Barcelona është një skuadër për të kaluar vështirësi. Ne përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë.''