Ayşe İrem Tiryaki
14 Korrik 2023•Përditësim: 14 Korrik 2023
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në një deklaratë në kuadër të Takimit të 56-të të Ministrave të Jashtëm të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) që mbahet në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, tha se duhet të bëhet përpjekje me vendet e Azisë Juglindore për zgjidhjen e "problemeve komplekse" në rajonin e Indo-Paqësorit, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të "The Straits Times", Blinken tha se rajoni i Indo-Paqësorit duhet të mbahet i "hapur dhe i lirë" dhe se duhet të bëhet përpjekje me vendet e Azisë Juglindore për zgjidhjen e "problemeve komplekse" në rajon.
Duke folur për vizionin e tij për një "Indo-Paqësor të lirë, të hapur, të begattë, të sigurt dhe fleksibël", Blinken tha: "Kjo nënkupton një rajon ku vendet të jenë të lira të zgjedhin fatin dhe partnerët e tyre, ku problemet të zgjidhen në mënyrë të hapur dhe jo me presion dhe ku rregullat arrihen në mënyrë transparente dhe zbatohen në mënyrë të drejtë".
Ai foli edhe për problemet e përjetuara në Mianmar dhe vuri theksin mbi nevojën për "kryerjen e presionit" për "ndalimin e dhunës së regjimit ushtarak" dhe për zbatimin e planit të paqes prej 5 pikash të ASEAN.
ASEAN këtë vit organizohet nga Indonezia
Në Xhakarta, kryeqytetin e Indonezisë në periudhën 11-14 korrik, në nivelin e ministrave të Jashtëm mbahet takimi i ASEAN i cili këtë vit zhvillohet për të 56-tën herë.
ASEAN i cili u themelua në Bangkok në vitin 1967 dhe i cili bashkon Vietnamin, Tajlandën, Singaporin, Filipinet, Mianmarin, Malajzinë, Laosin, Indonezinë, Kamboxhian dhe Brunein, synon bashkëpunimin dhe diplomacinë ekonomike mes qeverive.