Ekip
15 dhjetor 2020•Përditësim: 15 dhjetor 2020
Grupi terrorist Boko Haram ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin e fundjavës të rreth 500 nxënësve nga një shkollë publike në veriperëndim të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një audio katër minutëshe, grupi tha se qëndron pas rrëmbimit në Kankara, një qytet i vogël në shtetin Katsina.
"Vëllezërit tanë qëndrojnë pas rrëmbimit në Katsina", tha një zë në regjistrim duke identifikuar veten si Abubakar Shekau, udhëheqësi i Boko Haram.
Burime të shumta ushtarake theksuan se zyrtarët e sigurisë po hetojnë pretendimin.
Rreth 500 djem u rrëmbyen nga shkolla e mesme shkencore qeveritare të premten vonë. Banorët dhe të mbijetuarit theksuan se rrëmbyesit shkuan në shkollë me rreth 100 motoçikleta, duke qëlluar me armë ata shpëtuan në shkurre pasi i ndanë djemtë në grupe.
Presidenti nigerian, Muhammadu Buhari, ka urdhëruar një operacion të menjëhershëm shpëtimi.
Sipas Aminu Masari, guvernatori i Katsina, të paktën 17 nga studentët u shpëtuan të hënën pas një beteje me armë midis forcave ushtarake dhe grupit të armatosur.
Incidenti ka shkaktuar dënime në të gjithë botën.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se sulmi "përbën shkelje të rënda të të drejtave të njeriut".