Murat Karadağ
05 Dhjetor 2016•Përditësim: 05 Dhjetor 2016
RIO DE JANEIRO (AA) – Dhjetëra mijëra qytetarë në qytete të ndryshme të Brazilit kanë protestuar kundër tentativave të deputetëve për “t’i heshtur” gjykatësit dhe prokurorët të cilët po zhvillojnë hetime në luftimin e korrupsionit, raporton Anadolu Agency (AA).
Të mbështjellur me veshje gjelbër-e-verdhë që simbolizojnë flamurin e Brazilit, dhjetëra mijëra qytetarë në qytete të ndryshme të Brazilit, veçanërisht në Sao Paulo dhe Rio de Zhaneiro, kanë mbajtur pankarta në shenjë mbështetjeje për gjykatësin Sergio Moro dhe pjesëtarët e tjerë të gjyqsorit të cilët po drejtojnë hetimet kundër mitëmarrjes dhe korrupsionit.
Burimet policore kanë njoftuar se numri i protestuesve në Sau Paulo ka qenë afër 15 mijë, kurse në qytetet tjera protestave u janë bashkangjitur rreth 40 mijë persona, ndrëkohë që nuk ka dhënë informata në lidhje me numrin e protestuesve në Rio de Zhaneiro.