Ekip
05 Dhjetor 2016•Përditësim: 05 Dhjetor 2016
PARIS (AA) - Pritet që kryeministri francez, anëtar i Partisë Socialiste Manuel Valls (54) të shpall kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në Francë, që do të mbahet në prill të vitit të ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i qeverisë Stephane Le Foll në deklaratën për kanalin "Francetvinfo" tha se pritet që Valls sonte të shpallë kandidaturën e tij.
Presidenti francez, François Hollande, i cili aktualisht nuk gëzon mbështetje ka vendosur të mos rikandidohet.
Supozohet se favoritë kryesorë në zgjedhjet presidenciale të jenë kandidatët e së djathtës dhe të ekstremit të djathtë - François Fillon dhe Marine Le Pen.