Muhammed Emin Canik
03 Qershor 2022•Përditësim: 03 Qershor 2022
Së paku 126 persona kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në verilindje të Brazilit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sekretariati i Mbrojtjes Civile në Pernambuco tha se 126 njerëz kanë vdekur që nga 25 maji për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura në rajon, ndërsa dy persona llogariten si të zhdukur.
"Po i afrohemi fazës përfundimtare të kërkim-shpëtimit. Po intensifikojmë të gjitha përpjekjet tona për të gjetur dy personat e fundit që u zhdukën duke përdorur të gjitha mjetet dhe burimet në dispozicion", tha Humberto Freire, sekretari i Mbrojtjes Civile në Pernambuco.
U theksua se 9.302 njerëz duhej të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Ata janë vendosura në 111 strehimore në 27 qytete.
Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në 31 qytete.
Reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë qenë aktive që nga java e kaluar në Pernambuco në Brazilin lindor, kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje në pjesë të ndryshme të vendit.