Sinan Doğan
21 Qershor 2023•Përditësim: 21 Qershor 2023
Rritet në 16 numri i personave që kanë humbur jetën nga cikloni, i cili është efektiv që nga 16 qershori në jug të Brazilit, transmeton Anadolu.
Eduardo Leite, guvernatori i rajonit Rio Grande do Sol në deklaratën e tij informoi se cikloni i fuqishëm ka shkaktuar vdekjen e 16 personave dhe se janë në vazhdim pa ndërprerë punimet për gjetjen e të zhdukurve.
Cikloni ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu, njoftoi Leite, i cili shtoi se deri më tani 3.200 persona kanë mbetur pa shtëpi dhe se mijëra të tjerë janë evakuuar.
Theksohet se në rajonet ku për shkak të kushteve të motit punimet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë me vështirësi, çdo vend ka mbetur nën ujë.
Zyrtarët njoftuan se familjeve të evakuara u janë shpërndarë paketa ushqimore bazë dhe se ndihmat do të vazhdojnë.
Për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut janë anuluar disa fluturime, si dhe janë mbyllur për trafikun disa autostrada dhe rrugë.
Edhe Argjentina dhe Uruguai, kanë vendosur që të rrisin masat për shkak të ciklonit që ka shkaktuar shkatërrime.