Ebu Bekir Aşkın, Gülşen Topçu
25 Gusht 2021•Përditësim: 25 Gusht 2021
Maroku ka deklaruar se nuk i pranon arsyet e vendimit të Algjerisë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Marokut, thuhet se vendimi i njëanshëm i Algjerisë është një vendim i pritshëm për shkak të logjikës përshkallëzuese të tensionit të vërejtur në kohët e fundit.
Më tej në deklaratë thuhet se arsyet e "pabaza dhe absurde" pas vendimit nuk pranohen në asnjë mënyrë dhe gjithashtu shprehet keqardhje për këtë vendim.
Po ashtu thuhet se mbretëria e Marokut, do të vazhdojë të jetë partneri i besueshëm dhe besnik i popullit të Algjerisë dhe se Maroku do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi për zhvillimin e marrëdhënieve me vendet e Magrebit.
Ministri i Jashtëm i Algjerisë, Ramtane Lamamra, në një konferencë për media më 24 gusht njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Marokun.