Beyza Binnur Dönmez
25 Tetor 2019•Përditësim: 28 Tetor 2019
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka deklaruar se vendi i tij do të heqë nevojën e vizave për turistët dhe bizneset kineze dhe indiane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas revistës indiane "Business Today", njoftimi i pritshëm erdhi gjatë vizitës zyrtare të presidentit brazilian në Kinë për të forcuar lidhjet bilaterale.
Bolsonaro që kur mori detyrën në fillim të vitit ka një politikë për dyer të hapura në një përpjekje për të tërhequr investime të huaja në Brazil.
Qeveria braziliane në fillim të këtij viti u dha fund kërkesave për viza për SHBA-të, Kanadanë, Japoninë dhe Australinë.