Almir Terzic
04 Shkurt 2016•Përditësim: 04 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) - Bosnjë e Hercegovina (BeH) duhet menjëherë të finalizojë dhe të shpallë rezultatet e regjistrimit të popullsisë, u konkludua në një takim të përfaqësuesve të Misionit Monitorues Ndërkombëtar (IMO) për regjistrimin e popullsisë dhe banesave në BeH nga 2013, me përfaqësues të vendit, autoritetet dhe drejtorët e agjencive statistikore, raporton Anadolu Agency (AA).
IMO nën kryesimin e Pieter Everaers, drejtor i EUROSTAT-it përgjegjës për bashkëpunim në sferën e statistikës me vendet e zgjerimit, përsëriti nevojën e përfundimit të pënumit të të dhënave dhe përgatitjen e shpalljes pa anulime të mëtejshme, që është jashtëzakonisht urgjente, veçmas tani kur kanë kaluar dy vite që nga zbatimi i regjistrimit.
Ndonëse shënohet një përparim i vogël i realizuar gjatë muajve të shkuar lidhur me zgjidhjen e numrit të caktuar të çështjeve metodologjike të nevojshme për miratimin e metodologjisë së përbashkët, IMO po ashtu thekson përparim të fuqishëm të kompetentëve për statistikë për përfundimine aktiviteteve të regjistrimit.