Ahmet Gürhan Kartal
18 Maj 2020•Përditësim: 18 Maj 2020
Një grua muslimane 19-vjeçare u qëllua për vdekje gjatë ditës në Blackburn të Anglisë të dielën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Viktima është identifikuar nga disa përdorues të mediave sociale si Aya Hachem, një muslimane libanezo-britanike.
Hachem u raportua të jetë qëlluar nga një burrë kalimthi me makinë, teksa ajo po bënte pazar.
Policia në Lancashire tha se identifikimi zyrtar ende nuk ka dhënë rezultate përfundimtare, por shtoi se viktima është një grua 19-vjeçare nga Blackburn.
Policia është në ndjekje për të kapur autorin e dyshuar.
"Një hetim është nisur dhe ne jemi të vendosur për t'i gjetur ata që janë përgjegjës. Ne po ashtu kërkojmë ndihmën e publikut për të identifikuar autorin ose autorët", tha policia.