Aslı Aral
30 Qershor 2016•Përditësim: 30 Qershor 2016
LONDËR (AA) – Meqenëse posti i kryeministrit të Britanisë do të lirohet pas rezultatit “Brexit” nga referendum i javës së kaluar për dalje nga Bashkimi Evropian, ministrja e Punëve të Brendshme nga Partia Konservatore, Theresa May, ka deklaruar se është kandidate për marrjen e kësaj detyre, raporton Anadolu Agency (AA).
May, e cila u shfaq si kandidatja favorite për lidershipin e Partisë Konservatore në pushtet, organizoi konferencë për media në kryeqytetin e Britanisë, Londër.
Duke theksuar se është e nevojshme të punohet për bashkimin e Mbretërisë së Bashkuar, May tha se “Brexit do të thotë Brexit. U zhvillua fushatë, u bë referendum dhe populli e dha vendimin e tij.” Ajo gjithashtu theksoi se nuk do të ketë mundësi për një referendum të dytë dhe u shpreh se nuk duhet të ketë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme para vitit 2020.