Hasan Esen
28 Maj 2020•Përditësim: 29 Maj 2020
Numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ka shkuar në 37.837, me një rritje prej 377 viktimash në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, 1.887 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19, për ta çuar shfirën e përgjithshme të të infektuarve në 269.127.
Vendi ka kryer 119.587 teste të reja, me çka numri i përgjithshëm i testeve arrin në 3.918.079.
Britania radhitet e para në Evropë dhe e dytë në botë pas SHBA-së për sa i përket numrit më të lartë të të vdekurve nga COVID-19.